Balla propozon ndryshime në Kodin Rrugor: Kufizim shpejtësie për shoferët e rinj, zgjatet afati i patentave

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisi projektligjin për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Në projektligj propozohet që të zgjatet afati i patentave nga 10 deri në 15 vite. 

Sipas tij ky është një propozim që vjen nga nevoja për të përshtatur legjislacionin rrugor të Shqipërisë me vendet e tjera të BE.

Taulant Balla: Objektivat kryesore janë këto:Parandalim më efikas i aksidenteve rrugore dhe për afrim të limiteve moshore me vendet anëtare të BE. Iniciativa për ndryshimet është pjesë e një sërë diskutimesh ka bërë qeveria dhe anëtarë të Bundestagut në negocimin dhe firmosje e lejeve të drejtimit që njihen tashmë në Gjermani. Nëse deri tani vlefshmëria e lejedrejtimit është 10, pritet të bëhet 15. Ne ndihmojmë me këtë qytetarin. Nuk e di pse në krye të 10 viteve duhet rifreskim, kur në Gjermani është 15. Ulim burokracitë, minimizim shkuarjen në sporteleve, kursim kohe dhe financash. Efektet e pritshme pqër qytetarët janë : Qytetarët shqiptarë kursejnë 9.7 milionë dollarë gjatë një viti nga rikonceptimi i propozuar, përfituesit janë  80 mijë shqiptarë në vit për shkak të uljes së lejes së rinovimit.

"Sot në Evropë aksidentet rrugore me të rinj nga 15 deri në 30 vjeç janë 25% e të gjitha aksidenteve rrugore. Ajo që kemi sjell si propozim është të vendosim atë që Italia e ka. Tre vitet e para të ketë një kufizim shpejtësie, pas tre viteve është rritur pjekuria. Do të kemi mundësi që me këto kufizime të ulim numrin e aksidenteve tëk mosha e re. Çdo ditë e më shumë po ulet numri i specialistëve në makineri të caktuara dhe mënoj se spostimi nga 60 në 70 vjeç është i nevojshëm duke pasur parasysh që këta lloj specialistësh mund ta bëjnë këtë punë deri në moshën 70 vjeç.Këto ndryshime duhet ti kishim bërë që në 2021."