Arrestohet në Bosnje Hercegovinë Elvis Kelmendi, djali i bosit të drogës Naser Kelmendi

Njësitet speciale të Bosnje Hercegovinës kanë arrestuar sot shtatë persona në zonën e Sarajevës dhe Neumit, përfshirë Elvis Keljmendin, djalin e bosit të drogës Naser Keljmendi, njofton portali i Sarajevës Klix.ba.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Aksioni në të cilin morën pjesë njësitë speciale të policisë së Sarajevës dhe Mostar-Neretvës u krye nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës dhe sipas urdhrit të gjykatës shtetërore.

Policia bëri të ditur se aksioni në të cilin u arrestua Elvis Keljmendi, kryer me emrin e koduar “Rez”, kishte për qëllim gjetjen dhe arrestimin e personave të caktuar që kanë lidhje me disa vepra penale.

Gjithashtu nga policia po kontrollohen dhe disa objekte dhe mjete transporti me qëllim të mbledhjes së provave materiale,  thuhet në njoftimin pas arrestimit të Elvis Kelmendit dhe të dyshuarve tjerë për krime, shkruajne mediat e huaja.