Berisha: Sirenat e alarmit po bien në çdo familje shqiptare. Shqipëria me Sri Lankën ngjajnë si dy pika uji
Kreu i PD-së Sali Berisha, në një takim me drejtuesit demokrat ka komentuar rrëzimin e dekretit të Ilir Metës për Butrintin nga ana e mazhorancës.
Ai tha se toka e shqiptarëve po vidhet nga klientela ndërsa tha se kjo batërdi që po bëhet me shpronësimin e pronave nuk është bërë asnjëherë më parë
Sali Berisha: U janë vërsulur me tërbim të gjitha pronave publike të vendit . I braktisin për vete për fisin e tyre. Po e bien në Parlament me urgjencë dekretin që kthehu Presidenti për Butrintin. Janë 500 hektarë që do vidhen nga klientela te Kepi i Stillës. Tani po marrin pallatin e brigadave për të ndërtuar kodrën me kulla e pallate. Me ligjin e investitorëve strategjikë po shpallin burrat, gratë vëllezërit investitorë. Kurrë nuk është bërë ndonjëherë kjo badërdi në shpronësimin e pronës. Kjo do të vazhdojë nëse ne do e tolerojmë.
Berisha ka krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën duke thënë se në shumë aspekte ngjajnë si dy pika uji, referuar kështu rritjes së çmimeve dhe borxhit publik.
Sali Berisha: Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën dhe ju them ju se në shumë aspekte ngjajnë si dy pika uji. Ajo që patë në Sri Lankë dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Në Shqipëri më shumë se në Sri Lankë u rritën çmimet dhe rriten vetëm nga vjedhja e qeverisë. Eruostat ka faktuar se djathi, veza qumështi vaji janë 7% më shtrejtë në Shqipëri se sa në mesataren e vendeve të BE që kanë minimumi 5 herë më shumë rrogën se shqiptarët. Kjo ndodh sepse i rrit Shqipëria me bordet e veta.
Ai tha se sirenat e alarmit po bien në çdo familje shqiptare ndërsa theksoi se nëse opozita do vazhdonte misionin e vet Edi Rama s’do ishte sot në pushtet
Sali Berisha: Sirenat e alarmit po bien në çdo familje shqiptare. Të gjithë po presin nga ne. Kur do t’u dalim zot siç duhet t’u dalim shqiptarëve. Sa do lejojmë ne që të vazhdojnë të varfërohen në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë. Ne jemi përgjegjës. Nëse opozita do të kishte qenë në lartësinë e duhur në misionin e vet, Edi Rama kurrë sdo ishte sot në pushtet do të ishte në burg.
