Aksident në aksin rrugor Mullet-Elbasan, dy drejtuesit mjeteve përfundojnë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2022, 18:09
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme (12 korrik) , në aksin rrugor Mullet-Elbasan.
“Është përplasur automjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. M. me automjetin me drejtues shtetasin me inicialet D. T.”, njofton policia
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
