Skandali i incineratorëve, Ndoka: Me ba biznes me të vdekurit e realizoi vetëm “Rilindja"
Grabitja e miliona eurove me incineratorët ka marrë përmasa skandaloze. Mbi 3 milionë euro ka lëvizur një kompani duke përdorur emrin e një gruaje që kishte disa ditë që kishte vdekur.
Ndërkaq SPAK nuk ka marrë në pyetje asnjë nga pronarët e rremë, por mbledhësit e kanaçeve që u ka dalë emri si pronar janë paraqitur vetë pranë strukturës së posaçme për të sqaruar pozicionin e tyre.
Gjyste Serrmi rezulton të kishte firmosur lëvizjen e 3 milionë eurove edhe pasi ishte ndarë nga jeta.
Lidhur me këtë situatë ish-deputeti Nard Ndoka ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook duke thënë se vëtëm “ Rilindja” arriti të bëjë biznes me të vdekur.
“Me votu të vdekurit e kishte arrit edhe PD-ja, por me ba biznes e realizoi vetëm “Rilindja”!”, shkruan Ndoka në Facebook.
