Aksident te “Komuna e Parisit”, humb jetën 70 vjeçari

Një 70 vjeçar është përplasur nga një automjet sot (12 korrik) në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

“Automjeti me drejtues shtetasin me ionicialet A. R. ka aksidentuar shtetasin me inicialet F. Gj., rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.