Presidenti i konsideroi incineratorët aferën korruptive të shekullit, Manja: Diçka tjetër ja prish gjumin Ilir Metës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Meta për incineratorët, të cilën e konsideroi si aferën e shekullit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manja shkruan se "ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor".

Sipas Ministrit, diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti sipas tij.

Në ditët e fundit si President, Ilir Meta paralajmëroi se çështja e incineratorëve është afera korruptive e shekullit.

Sipas Kreut të Shtetit në këtë vorbull paligjshmërie janë përfshirë jo vetëm zyrtarë të lartë të shtetit, por edhe institucionet vartëse si dhe subjektet private.

Për Kreun e Shtetit situata është kaotike, pasi është pakuptimtë sesi në një vend qeveria dorëzohet para zjarreve, qarkullohen miliona euro nëpërmjet kompanive fantazma.