Bashkia e Shkodrës liron trotuaret nga ambulantët, sfidë gjetja e një tregu për ta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2022, 17:11
Kushtet e vështira ekonomike i detyrojnë të dalin për të siguruar jetesën duke shitur buzë trotuareve.
Por këtë të martë, 12 korrik, policia bashkiake e Shkodrës u shkoi për ti larguar.
Që malli i tyre të mos bllokohet, ata e mblodhën dhe u larguan vetë pa forcë e kundërshti.
Zyrtarët e bashkisë Shkodër thonë se shitësit ishin njoftuar më herët.
"Një pjesë e mirë e trotuareve janë liruar vullnetarisht por vazhdon komunikimi me qytetarët dhe subjektet të cilët në mënyrë të padrejtë i kanë zënë ato."
Tanimë sfidë e bashkisë e drejtuar nga Bardh Spahia ëdhtë që tu gjejë vend këtyre shitësve që ata të sigurojnë të ardhurat e familjes.
Në Shkodër përllogaritet se janë rreth 1500 ambulantë, fermerë dhe biznese që tregtonin në hapësirat publike.

