Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 32-vjeçari shqiptar, makina me të cilën udhëtonte u përplas me pemën

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 32-vjeçarit shqiptar në Itali.

Mësohet se ka humbur jetën Olti Hysenaj, pasi duke u udhëtuar me mjetin tip Ford Fiesta është përplasur me një pemë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos. 

Mediat italiane shkruajnë se Hysenaj ndodhej i vetëm në automjet dhe gjatë përplasjes është hedhur nga makina. Në vendngjarje, përveç punonjësve të shëndetësisë, kanë ndërhyrë edhe punonjës të policisë vendore, të cilët janë përgjegjës për konstatimet dhe konstatimin e dinamikës dhe përgjegjësive të ngjarjes.

Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 32-vjeçari shqiptar,

Paraprakisht dyshohet se Hysenaj ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa pas këqyrjes së vendngjarjes, heteusit kanë hequr mundësinë e përplasjes me një mjet tjetër.