Tiranë, mashtronin të huajt me bursë fiktive përmes call center, prangosen 3 persona, 3 të tjerë në procedim

Një rrjet i organizuar mashtrimi është shkatërruar këtë të shtunë nga policia. Në pranga janë vënë 3 persona, të cilët mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive në Call Center. Pas arrestimit në flagrancë, policia ka sekuestruar 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Snare”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik 3 persona janë vënë në pranga këtë të shtunë nga policia pasi mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive në Call Center.

Konkretisht personat e arrestuar janë administrator 29 vjeccar i subjektit call center Enrik Shehi, si dhe të rinjtë Armend Haxhiu 26 vjeç dhe Igli Isufaj 20 vjeç.

Pas arrestimit në flagrancë, policia ka sekuestruar 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Po ashtu procedohen penalisht dhe 3 shtetas të tjerë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Policia bën me dije se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Enrik Shehi administronte, në bulevardin "Gjergj Fishta", një subjekt privat call center, të paregjistruar në organet kompetente.

Në vijim të veprimeve ka rezultuar se shtetasit Armend Haxhiu, Igli Isufaj, dhe shtetasit me inicialet E. S., G. R., dhe A. H., të punësuar si operatorë në subjektin call center, telefononin shtetas të huaj, dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursë fiktive (Forex).

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të, si dhe konfiskimin e aseteve që kanë burim këtë veprimtari kriminale.

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mashtrimi", "Ushtrimi pa licensë i veprimtarive financiare" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Tiranë, mashtronin të huajt me bursë fiktive përmes call