Tiranë, mbante pistoletë në banesë, prangoset 33-vjeçari
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "Room", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Në këtë operacion është vënë pranga një 33-vjeçar i cili mbante armë zjarri në banesë.
Gjatë kontrollit, Policia gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: V. S., 33 vjeç, banues në Zall-Mner, Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
