Mallakastër, ushtroi dhunë mbi bashkëshorten dhe nënën e tij, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Policia e Mallakastrës ka shpallur ditën e sotme një 41-vjeçar për dhunë në familje.

Ky persona dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi B. V., 41 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.