Basha: Gëzuar Festën e Sakrificës, Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira

Deputeti demokrat Lulzim Basha ka uruar ditën e sotme festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se kjo është një festë e sakrificës dhe se Zoti qoftë sa më pranë shqiptarëve.

Basha: Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, nga zemra ju uroj, Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi. Sjelltë kjo festë sa më shumë gëzim, hare, shëndet e harmoni, për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja! Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen!