Vasili: Skandal, bordi i batakçinjve ndryshojmë çmimin e naftës 4 herë në 4 ditë, pazar me oligarkët
Si një skandal e ka cilësuar nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ndryshimin e çmimit të karburanteve në vendin tonë ditët e fundit.
Ai shkruan se kur në Shqipëri rritet çmimi i naftës duke shkuar në 240 lek/litri në Maqedoninë e Veriut çmimi ulët në 193 lek/ litri.
Vasili: Skandal. Nafta 4 cmime ne 4 dite, sot e rrisin 5 leke, SPAK boll mbylle syte e veshet perpara horrave! Cdo dite batakçinjte mafioze te Qeverise permes Bordit te Hajduteve ne menyre skandaloze ndryshojne cmimin per here te katert ne kater dite. Sot e rriten ne Shqiperi çmimin me 5 leke dhe e çuan ne 240 leke litri i naftes. Ndersa ne Maqedoni çmimi ulet ne 193 lek/ litri (101denare) i naftes.
Kemi vetem hajdute te pacipe ne qeveri qe bejne pazar me oligarket dhe te njejtat depozita nafte te mbushura plot i shesin perdite me cmime te ndryshme per te mbushur xhepat. SPAK boll mbylle sy e veshe hetoni dhe coni perpara drejtesise gjithe kete hajduteri, qe vlon ne mes te dites.
