Alibeaj: Berisha shpalli armik edhe Nanon, po u puth me të, po përdor kauzat e opozitës për veten

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës ditën e sotme, duke thënë se ish-kryeministri përdor një gjuhë të helmët ndaj atyre që mendojnë kundër tij.

Ai shkruan se edhe Fatos Nanon e ka shpallur armik, por më pas është puthur me të, ndërsa sot e ka sakatuar dhe përçarë PD-në.

Ai shton se është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj.

Alibeaj: Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas. Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm.

Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike. Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjetëruar politik.

Sa për "kushte të tmerrshme", po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht sine qua non!