Katar 2022, stadiumi që shpalos shpirtin e mikpritjes arabe (FOTOT)

Katari shpalos gjithë madhështinë e tij në një botëror të pazakontë që do të luhet këtë verë në 8 stadiume të ndryshme në Doha.

Dy të parët tashmë i kemi zbuluar dhe i treti në radhën e komplekseve të veçantë të Kupës së Botës 2022 është “Al Bayt Stadium” me kapacitet 60.000 vende, 40 km. nga qëndra e Dohas dhe i programuar për të pritur 8 ndeshje përfshirë edhe sfidën hapëse.

Katar 2022, stadiumi që shpalos shpirtin e mikpritjes arabe (FOTOT)

Ky është një nga stadiumet më të mëdha të Katar 2022 dhe në të do të luhen sfida deri në fazën gjysmëfinale të kompeticionit. Arena është dizenjuar për të përfaqësuar mikpritjen arabe me strukturën që reflekton shpirtin e popullit vendas.

Katar 2022, stadiumi që shpalos shpirtin e mikpritjes arabe (FOTOT)

Për shkak të temperaturave të larta deri në 30 gradë në muajin nëntor, stadiumi është pajisur me një çati të lëvizshme, ndërsa përveç ndeshjeve të futbollit, ofron edhe shumë shërbime të tjera, që nga hoteleria, restorantet dhe qëndrat e argëtimit.

Katar 2022, stadiumi që shpalos shpirtin e mikpritjes arabe (FOTOT)