Shqiptarët dhe egjiptianët kthejnë përmbys Qendrën e Pritjes së të Miturve, përleshje me hekura, rripa e fikëse zjarri
Përleshje masive mes të miturve shqiptarë dhe egjiptianë në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Xhenova mbrëmjen e të enjtes, 7 korrik, në qendrën e pritjes Passo dell'Acquidotto, në lagjen 'Castelletto'.
Shtatë fëmijë kanë mbetur të plagosur, 10 janë identifikuar dhe për të cilët do të raportohet.
Nga hetimet e karabinierëve dhe policisë, të cilët ndërhynë në vend edhe me mjete proteste, një grup shqiptarësh dhe një egjiptian e magrebian janë përleshur me rripa, fikëse zjarri dhe hekura.
Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të mitur. Disa banorë të cilët dëgjuan britmat dhe zhurmat kanë dhënë alarmin te policia.
Një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i aparateve të zjarrit që përdornin djemtë për t'u përballur me njëri-tjetrin.
Gjatë përleshjes të miturit kanë thyer xhama dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert.

