Gjykata e Lartë rikthen për shqyrtim ankimin e Emiliano Shullazit për regjimin 41 bis

Gjykata e Lartë ka rikthyer për shqyrtim ankimin e Emiljano Shullazit për regjimin 41 bis. Shullazi u ankua në Gjykatën e Apelit por kërkesa e tij u refuzua.  

Gjykata e Lartë ka thënë se në vendimin e Apelit ka pasur parregullsi si dhe duhet ta shqyrtojë një tjetër trup gjykues. Nëpërmjet mbrojtjes, Shullazi është ankuar për shkelje të të drejtave të njeriut pas izolimit ën regjimin 41 bis.

"Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve;' si dhe të udhëzimit nr 5, dt 28.06.2019 të Ministrit të Drejtësisë 'për procedurën e brendshme të trajtimit të kërkesave për vendosjen e të dënuarve dhe të paraburgosurve në burgun e sigurisë së lartë'. K.Pr.Administrative. '

Gjykata e Lartë rikthen për shqyrtim ankimin e Emiliano Shullazit

Emiliano Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për izolimin e tj në regjimin “41 bis”. Ankimimi bjen pasi Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga regjimi i sigurisë së lartë, ndërkohë që seanca është përcaktuar të zhvillohet më 22 shkurt në orën 12:00.

Prej 1 gusht anëtarët të bandës së Emiljano Shullazit, por edhe të dënuar të tjerë si: Arbjon Aliko, Arbër Çekaj dhe Genci Balla janë disa prej të dënuarve që janë izoluar në regjimin ‘41-bis’.

Shullazi u dënua me vendim të formës së prerë pas 83 seancash gjyqësore që u zhvilluan në harkun kohor të më shumë se 2 viteve në GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Ai u dënua me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg. Por Shullazi akuzohet edhe për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, në vitin 2005. Megjithatë për këtë ngjarje hetimet ende vazhdojnë.