Marku flet për Adrola Dushin: I thoshim se do bëhej Miss-i i ardhshëm, sfiloi me kostumin e Mirditës në mes të SHBA

Drejtori i Pallatit të Kulturës në Rrëshen Gjergj Marku, në puntatën e dytë të Ora Verore në moderimin e Ronaldo Shkarkës dhe Adrola Dushit ka ndarë disa informacione për veshjet, traditat dhe vlerat e një dasme  në Mirditë.

Teksa u ndal te veshjet ai përmendi dhe rastin e modekes Adrola Dushi, ku tha se kjo e fundit është rritur me veshjet dhe me kulturën mirditore.
Më tej ai tha se kur ishte e vogël, Dushit i thoshin se do bëhej Miss.

Feride Kuqi: Po flisnit për Adrola Dushin, vajzë që është nga Rrësheni por ish- misi i Shqipërisë. A ka bashkëpunuar Adrola me ju për veshjet etnografike.?

Gjergj Marku: Adrola është rritur në këto ambiente, në ambientet e kulturës, dhe gjithmonë i thoshim se do jetë missi i ardhshëm. Ajo që fëmijë i pëlqente veshjet e traditës.  Kur ajo fitoi Miss Albania Universe ne I thamë se do të japim një kostum të Mirditës dhe të paraqitesh atje. Dushi ka sfiluar me veshjen tonë në mes të Amerikës dhe ka qenë një nga puntatat më të bukura të modelingut ndërkombëtar.