Belsh, konflikt për pronën me të riun, 37-vjeçari qëllon me pistoletë

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çepe të Belshit.

Një 37-vjeçar, gjatë një sherri pronësie me një 29-vjeçar dyshohet se ka qëlluar në ajër me pistoletë dhe më pas është larguar.

“Në fshatin Çepe, Belsh, shtetasi D.H., 37 vjeç, banues në Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh,  dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.