Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 18:03
Një aksident rrugor ka ndodhur në Fiershegan të Lushnjes pasditen e sotme.
Një automjet dhe një motor janë përplasur mes tyre dhe si pasojë është plagosur drejtuesi i motorit, P.Reka, 50 vjeç.
Ai është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.