Dielli djeg Elbasanin, temperaturat 37 Gradë u ndjenë deri në 41 Gradë te njerëzit!
Temperaturat në Elbasan shënuan këtë të hënë, 4 korrik, 37 Gradë Celsius por ato u ndjenë deri në 41 Gradë.
Rrugët e qytetit pothuajse u boshatisën. Ato pak shatërvane ku dilte uji radha ishte e gjatë për tu freskuar.
Të moshuarit zgjodhën hijet e pemëve.
"Po ndjekim hijet."
Thonë se temperatura të tilla janë mjaft shqetësuese ndërsa në qytet mungon si uji ashtu dhe ambjentet e freskëta.
"Kjo e sivjetshmja është e tepërt, shumë e nxehtë."
"Dalim pak në mëngjes dhe pasdite."
Nga ana tjetër rrezet ultrtaviolet të diellit prekën vlerat 9-10 që do të thotë rrezik shumë i lartë i dëmtimit nga ekspozimi i pambrojtur në diell dhe se qytetarët duhet të marrin masa paraprake shtesë sepse lëkura dhe sytë e pambrojtur mund të dëmtohen dhe mund të digjen shpejt.
