Protesta/ Balliu- Ramës: Fshihu ku të duash por 7 Korriku është vetëm fillimi i aksionit kundër bandës tënde

Demokrati Klevis Balliu ka reaguar në lidhje protestën e 7 Korrikut, ku dhe ka pasur dhe një thirrje për Kryeministrin Edi Rama.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Balliu është shprehur se protesta e 7 korrikut është vetëm fillimi i aksionit, kundër tij.

Ai thotë se shumë shpejti Rama do të largohet nga Shqipëria.

Postimi i plotë:

Edvin fshihu ku të duash por 7 Korriku është vetëm fillimi i aksionit kundër bandës tënde.

Sot po largohesh nga Kryeministria por së shpejti do të të duhet të largohesh nga Shqipëria.

Me 7 Korrik ora 7 të gjithë në shesh për të mbrojtur vendin tonë nga hajdutët me kostume ministrore.