Goditet nga trungu i pemës, humb jetën 48-vjeçari në Shkodër

Fatmir Çela, 48 vjeç ka humbur jetën pasi është goditur nga një trung peme, ndërsa po priste dru.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, ditën e sotme (4 korrik) në Shkodër.

“Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë  ka ndërruar jetë.”- njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje