“Babalja” Berisha: Duan t’i marrin mandatin Salianjit, vëllai i Fatmir Xhafës mbrohej nga Rama

Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se procesi gjyqësor ndaj deputeti Ervin Salianji me të cilin Edi Rama degdisi Xhafën, po bëhet se duan t'i marrin atij mandatin.

Sipas tij kjo përbën një triumf të plotë të mafias shqiptare, pasi Ervin Salianji si deputet në betejën e tij denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane.

Berisha: Procesi ndaj deputeti Ervin Salianji me të cilin Edi Rama degdisi Xhafën, duan t'i marrin atij mandatin. Kjo përbën një triumf të plotë të mafias shqiptare. Ervin Salianji si deputet në betejën e tij, që duhet ta bëjë çdo deputet, denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane sepse ishte i dënuar me shtatë vite burg si drejtues i një grupi në Bolonjë për trafikun e drogërave të fortë. Kërkohej nga Venezuel. Mbrohej nga Edi Rama dhe vëllai i tij Fatmir Xhafa. Ky delinkuent vazhdon të bëjë punën e tij nga porti i Vlorës, me mbrojtje totale të pushtetit.