Dita e bjeshkëve/ Qindra qytetarë festojnë në Malet e Bushtricës

Në Bushtricë të Kukësit u festua dita e bjeshkëve. Qindra vendas por edhe tyristë festuar për orë të tëra ndërsa vetë banorët thanë se bjeshkët për ta janë shumë të rëndësishme, sepse gjithçka në jetën e tyre lidhet pikërisht me bjeshkët.

Qindra banorë të Kukësit, fshatrave përreth por edhe turistë iu bashkuan festës së Bjeshkëve në Bushtricë.

Vendasit thonë se mezi e presin këtë festë, që për ta simbolizon zhvillimin e zonave malore.

"Çdo gjë në zonat tona është e lidhur me bjeshkët. Bjeshkët janë gjëja më primare që lidhet pikë së pari me jetesën."

Ata që kanë lënë fshatin, u rikthyen atje për të festuar.

"Mblidhen ëdhe nga Tirana bashkëfshatarët tanë që kanë ikur ka disa vite."

"Ne vijmë nga Tirana, kemi zgjedh me ardh këtu sepse është një perlë e natyrës."

Gatimet tradicionale të zonës, dhe muzika shoqëroi për orë të tëra këtë aktivitet.

"Unë pres dhe përcjell turista nga gjitha vendet e BE dhe nga Amerika e largët."

"Jeta e të parëve tonë lidhet më këtë bjeshkë."

Turizmi malor sipas vetë banorëve po merr një tjetër zhvillim vitet e fundit, si nga turistët vendas por edhe të huaj.

"Vijnë shpesh, na pëlqen gjithçka, natyra."

Dita e Bjeshkëve, për të tretin vit me radhë është kthyer në një aktivitete të rëndësishme për sa i përketë turzimit malor që ofronë Kukësi.

Dita e bjeshkëve/ Qindra qytetarë festojnë në Malet e