Gjirokastër/ Me automatik e fishekë në ambjentin e marrë me qira, shpallet në kërkim 41 vjeçari
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 11:01
Një 41 vjeҫar është shpallur në kërkim ditën e sotme nga policia e Gjirokastrës pasi në banesë iu gjetën një armë zjarri tip automatik pa leje dhe një sasi fishekësh.
Nga shërbimet e policisë raportohet se H.M, banues në Kolonjë, gjatë kontrollit në një ambient që kishte në përdorim në fshatin Apsallë, Dropull, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.
Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.