Kryemadhi: Open Balkan skemë evazioni fiskal në kurriz të shqiptarëve me kompanitë serbe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 10:53
Gjatë një daljeje për mediet, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se edhe Open Balkan është një skemë evazioni fiskal.
Sipas saj, sjellja e forcave ruse në Beograd rrezikon jo vetëm stabilitetin në rajon por edhe qëndrueshmërinë e Shqipërisë.
Kryemadhi: E vetmja mënyrë për të ndaluar atë që po ndodh në Ukrainë mund të jetë nesër në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë që sjellja e forcave ruse në Beograd rrezikon jo vetëm stabilitetin në rajon por edhe qëndrueshmërinë e Shqipërisë. Open Balkan është skemë financuare evazion fiskal, por që do bëhet në kurriz të shqiptarëve me kompanitë serbe.
