“Lufta” e shalqinit/ Fermerët e Imshtës në Lushnje vendosin 15 l/kg çmim dysheme
Mijëra ton shalqi po kalbet në parcela në fshatrat e Lushnjes e Divjakës.
"Kam afër kujntal shalqi, po zverdhet. Shpenzimet që kemi hedhur këtë vit nuk ak shanc ti marrim me këtë çmim që është"
"4 mijë kujntal për të hequr sot."
Fermerët e Imshtës thonë se prej ditësh nuk po shesin asnjë kilogram.
Akuzojnë se grumbulluesit kanë bllokuar tregun me qëllim uljen e cmimit.
Halli i bëri bashkë.
Vendosën që asnjë të mos shesë nën 15 lek për kilogram.
"Edhe do zihemi me njëri tjetrin edhe do të vritemi me njëri tjetrin për koren e bukës."
Deri më tani shalqinin e kanë hequr më 10 lek për kilogram, çmim që kur bëjnë llogaritë nuk u mbulon as shpenzimet, e fidanëve dhe tokës me qira.
"Dje kam shitur 100 kujntal me 9 lekë."
Humbjet thonë se i cojnë të faliment dhe se po i detyrojnë të braktisin tokën.
"Kjo është puna ime djersa ime, me çfarë shpërblehem për momentin."
Prindërit që kanë arritur ti mbajnë fëmijët të angazhuar në bujqësi, tashmë janë bindur tu japin bekimin e ti përcjellin për në emigrim.
"Nuk i kam lejuar djemtë deri sot të ikin jashtë shtetit, i kam mbajtur, hajde të punojmë këtu, hajde të bëjmë këtu për të mirën e vendit tonë."

