Kur protestat funksionojnë/ Qerimaj fiton mes polemikave medaljen e argjendtë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2022, 22:36
Medalje argjendi për Shqipërinë. Të shtunën ishte radha e Erkand Qerimajt për të shtuar një tjetër medalje kuqezi në Lojrat Mesdhetare Oran 2022. Peshëngritësi shkodran u rendit i dyti në stilin e shkëputjes në peshëngritje, në kategorinë 73 kg, por gjatë garimit të tij ka pasur edhe shumë polemika.
Qermiaj nuk arriti të ngrinte dy provat e para ndërsa fillimisht juria ia cilësoi të parregullt edhe tentativën e fundit ku ngriti 149 kg. Protestat e shtangistit kuqezi dhe kreut të FSHP, Elez Gjoza por edhe të pjesës tjetër të delegacionit shqiptar bënë që juria të ndryshonte vendim duke bërë një hap pas.
