Projekti “Uniforma Ime”, çdo fëmijë që luan futboll do të përfitojë setin e bazës materiale

Çdo fëmijë që luan futboll në Republikën e Shqiërisë do të pajiset me një seti me bazë materiale nga FSHF që prezantoi projektin “Uniforma Ime”.

Sipas institucionit më të lartë të futbollit shqiptar, duke nisur që nga ky sezon do të garantohen, nga një set që konsiston në uniformë loje, uniformë stërvitjeje, komplet tutash dhe fëshe kundra shiut për stërvitje së bashku edhe me çantën e stërvitjes.

Inisiativa përfshin të gjithë fëmijët që luajnë futboll nga mosha U-7 e deri në moshën U-19 veshjet pa asnjë pagesë. Ceremonia e prezantimit të projektit u bë nga kreu i FSHF, Armand Duka dhe drejtues akademish, trajnerë, futbollistë të rinj dhe zyrtarë të FSHF-së.