Zhvillim epokal në futboll, Katar 2022 me sistem robotik për pozicionin jashtë loje

Zërat e ditëve të fundit zyrtarizohen, FIFA do të aplikojë rregulla të reja që lidhen ne pozicionin jashtë loje. Sistemi gjysmë-automatik i eksperimentuar në botërorin e fundit të klubeve, do të aplikohet në të 8 stadiumet e Katar 2022.

Zhvillim epokal në futboll, Katar 2022 me sistem robotik për

Një revolucion i vërtetë që lidhet drejtëpërdrejtë me arbitrimin dhe do t’i ndihmojë “xhaketat e zeza” për të marrë vendime më të shpejta por edhe më të sakta.

Zhvillim epokal në futboll, Katar 2022 me sistem robotik për

12 telekamerat e instaluara në çatinë e stadiumit janë në gjendje të kapin deri në 29 lëvizje të një lojtari, 50 herë në sekondë për të caktuar pozicionin e tij të saktë në fushën e lojës.

“29 grupet e të dhënave të grumbulluara parashikojnë të gjitha pjesët e trupit që mund të merren në konsideratë për të caktuar pozicionin jashtë loje”, thekson FIFA që shton se topi zytrar do të ketë në brendësi një sensor për të caktuar pozicionet e dyshimta.     

Zhvillim epokal në futboll, Katar 2022 me sistem robotik për