Video/ Dhuna në stadium detyron arbitrin të ndërpresë ndeshjen...në Angli

Duhej të ishte një miqësore por u kthye në një arenë lufte në shkallët e stadiumit. Ndeshja verore mes Blackpool dhe Southport u bë kryefjalë e tabloideve britanike për shkak të dhunës mes dy tifozerive që siç duket edhe nga pamjet, është bërë pengesë për të mbyllur takimin që po ndiqej edhe nga familjarë të shumtë.

Duke parë situatën e rënduar, gjyqtari Ben Speedie vendosi t’i dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes 10 minuta nga fundi.

Një grup tifozësh të rinj nga Southport sulmuan kundërshtarët që edhe pse më të pakët në numër, shkulën ndarëset dhe reaguan në nëmyrë të ashpër.

Ngjarja ndodhi në stadiumin “Haig Avenues” ku spikeri i stadiumit e mbylli me fjalinë: “Më vjen shumë keq që duhet të bëj një njoftim të tillë në një miqësore por gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për 10 minuta”.