Thomas Brdaric në Indi. Prezantohet te klubi i qytetit 7 milionësh në një...dum-dum
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2022, 15:41
Thomas Brdaric është zyrtarisht trajner i ekipit të Superligës së Indisë, Chennaiyin FC. Gjermani që u largua nga Vllaznia në mes të sezonit të kaluar, zgjodhi Indinë për rë vijuar karrierën edhe pse kishte zëra për një rikthim të mundshëm në Shqipëri.
Chennaiyin FC është një klub i ri i themeluar vetëm në vitin 2014 por me shumë ambicje dhe një presidencë të fuqishme që e mbështet. Ka fituar titullin kampion në dy raste dhe synon ta bëjë këtë gjë edhe në sezonin 2022-2023.
46-vjeçari që fitoi edhe simpatinë e tifozëve shkodranë ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të përshëndetur tifozët vendas. Ai ka hipur në një taksi të zonës për të njohur sa më shumë qytetin 7 milionë banorësh. Shikojeni;
View this post on Instagram
