Pique bëhet pengesë për zhvendosjen e Shakira-s në Miami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2022, 12:10
Në 11 vite të kaluara në Barcelonë për të qëndruar në krah të Pique, Shakira nuk ka arritur të krijojë shoqëri dhe jeta sociale e këngëtares kolumbiane në Katalonjë lë për të dëshiruar.
Sipas “Marca.com”, Shakira, tashmë zyrtarisht e ndarë nga mbrojtësi “blaugrana”, vendosi të transferohet në Miami për një arsye shumë të thjeshtë, në Barcelonë nuk ka asnjë mik apo mikeshë.
Vendim që nuk është “përtypur” lehtë nga Pique, i cili nuk dëshiron që dy djemtë e tij Milan dhe Sasha të rriten shumë larg, përtej oqeanit. Për këtë arsye, shtatlarti u ka kërkuar avokatëve të tij që të punojnë për të mos e lejuar ish të fëjuarën të marrë me vete edhe fëmijët. Për momentin të dy po qëndrojnë në Barcelonë, fjalën e parë e kanë avokatët e të dyja palëve.
