Napoli në gjurmët e shqiptarit që refuzoi fanellën kuqezi

Një shqiptar për Napolin. Adnan Januzaj mund të transferohet në Serie A pas 6 viteve në Spanjë me fanellën e Real Sociedad ku sezonin e fundit luajti 33 ndeshje dhe shënoi vetëm 3 gola.

Sulmuesi me origjinë shqiptare që në vitin 2014 zgjodhi të përfaqësonte Belgjikën ku nuk arrin të luajë prej vitesh, është në rënie të vazhdueshme aq sa klubi bask vendosi të mos ia rinovojë kontratën që skadoi në 30 qershor.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Il Matino” sipas së cilës, Januzaj është gati të ulet në bisedime me drejtuesit e skuadrës italiane që sezonin e ardhshëm do të luajë në UEFA Champions League.

Në këtë mënyrë, Napoli e konsideron si emrin ideal për të zëvendësuar Mateo Politanon nëse ky i fundit vendos të largohet nga skuadra e Massimo Spallettit.