Barcelona përgatit ofensivën totale për transfertat e bujshme të verës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2022, 08:48
Me 400 milionë euro të sapo arkëtuara nga marrëveshjet e marketingut, Barcelona mund të narrë oksigjen për të lëvizur në merkaton e verës.
Borxhet e mëdha dhe situata aspak e mirë financiare e kanë detyruar presidentin Joan Laporta të bëjë lëvizje të sforcuara deri në këto momente por sipas mediave pranë klubit, 200 milionë euro do të shkojnë menjëherë për të afruar minimalisht katër emra me peshë dhe objektiva të rëndësishëm, Lewandowski, Koundé, Bernardo Silva e Raphinha.
Nuk mbeten jashtë vëmendjes as Azpiliqueta e Marcos Alonsos për të forcuar krahët e mbrojtjes. Barcelona e sezonit të ri do të ndryshojë në mënyrë radikale, skuadra katalanase dëshiron ta hedhë menjëherë pas krahëve vitin e shëmtuar 2022.
