Tottenham zyrtarizon goditjen e rekordeve në merkaton e Premier League

Tottenham prezaton sulmuesin brazilian, Richarlison. Antonio Conte do të ketë në skuadër një tjetër qëndërsulmues të aftë teknikisht dhe të fortë fizikisht për ta rreshtuar përkrah Harry Kane pasi klubi vendosi të paguante 60 milionë pound në llogarinë e Evertonit.

Sulmuesi i Selecaos bëhet lojtari më i shtrenjë i Anglisë për këtë sesion merkatoje edhe pse ka ende kohë deri në fund të gushtit për të vendosur një rekord të ri.

“The Toffees” do të marrin menjëherë 50 milionë dhe 10 sezonin e ardhshëm ndërsa për Tottenham është blerja e katërt pas Ivan Perisic, Fraser Forster dhe Yves Bissouma. 25-vjeçari numëron 48 gola në Premier League dhe fitues i Copa America 2019 dhe gjithashtu kampion olimpik me Brazilin.