Kategoria e Parë do të “tkurret” sërish, FSHF publikon strukturën e funksionimit
FSHF komunikon dhe zyrtarizon edicionin 2022-2023 me ndryshime për Kategorinë e Parë që reduktohet me 14 skuadra. Kampionati do të zhvillohet me dy faza, vajtje-ardhje dhe dy të parat do të ngjiten në Superiore.
Nuk ndryshon skema për ekipet e renditura në vendin e tretё, katёrt, pestё dhe tё gjashtё do tё luajnё ndeshje play-off pёr tё pёrcaktuar skuadrën qё do tё zhvillojё ndeshje me vendin e tetё tё “Abissnet Superiore”. Skuadrat e renditura nё vendin e 11,12, 13 dhe tё 14 do të zbresin nё Kategorinё e Dytё.
Ndërsa, skuadrat e renditura nё vendin e 9 dhe 10 do tё luajnё ndeshje finale play-out me skuadrat fituese tё play-off tё Kategorisё sё Dytё Grupi A & B, ku vendi i 9 i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “A” të Kategorisë së Dytë nё njё fushё asnjёanёse, ndërsa skuadra e renditur në vendin e 10-të do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën fituese të play-off të Grupit B të Kategorisë së Dytë.
Ndryshime do të ketë edhe në Kategorinë e Dytë. FSHF sqaron se;
“Nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Parë do të ngjiten automatikisht fituesit e grupeve A dhe B. Skuadrat e renditura nga vendi i dytë në vendin e pestë në secilin grup do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar skuadrën që do të ndeshet me vendin e 9-të dhe të 10-të të Kategorisë së Parë, ku skuadra e vendit të dytë do të luajë me ekipin e renditur në vendin e pestë, ndërsa skuadra e renditur në vendin e tretë në klasifikim do të përballet me ekipin e renditur në vendin e katërt. Vlen të theksohet se Kategoria e Dytë, ashtu sikurse edhe edicionin e kaluar do të jetë e organizuar në dy grupe, A dhe B, ku do të zhvillohen dy faza të plota me sistemin vajtje – ardhje”.
