Ronaldo te Bayern Munich është pista më e mundshme. Lojtari kërkon me ngulm klubin gjerman

Cristiano Ronaldo e ka vendosur, gjithashtu edhe Bayerni i Mynihut. Kjo është një dasëm që do të bëhet në javët e ardhshme. Sulmuesi portugez, sipas “The Sun”, ia ka bërë të qartë agjentit Jorge Mendes se do të largohet nga Manchester United për t’u bashkuar me gjermanët që publikisht kanë lënë të kuptohet se nuk e kanë pranuar propozimin e luzitanit por po punojnë pas kuintave për t’i ofruar një kontratë nëse CR7 do të largohet ngë “Teatri i ëndrrave”.

Do të rezultonte një bombë e vërtetë merkatoje për Premier League dhe Bundesligën pasi Ronaldo do të bëhej lojtari i dytë më emër që largohet nga Anglia me destinacion Gjermaninë për t’u bashkuar me Sadio Mane në tentativën për t’i dhuruar një Champions League Bayernit të Mynihut.

Numrin 7 e shtyu drejt Bundesligës mungesa e Manchester United në Champions League, një kompeticion pas të cilit ai është i fiksuar por edhe fakti që nuk mund të bashkohet me një ekip tjetër në Premier në respekt të “Djajve të kuq”. Gjatë ditëve të ardhshme, zhvillimet në këtë aks do të jenë të bujshme sepse pista Bayern për Ronaldon nuk ka perënduar asnjëherë.