Kosova me rekorde në Oran 2022, e arta e Kukës e çon në 6 numrin e medaljeve

Kosova nuk di të ndalet në Lojrat Mesdhetare Oran 2022 duke regjistruar edhe medaljen e gjashtë që prej ditës së mërkurë. 5 medalje në xhudo dhe 1 në boks, 3 të arta dhe po kaq të bronzta për sportistët kosovarë që lënë pas edhe vende si Portugalia apo Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndërsa në klasifikimin e xhudos  kalon në vendin e patrë në absolut.

Të artat kanë shkuar për xhudistet Distria Krasniqi, Loriana Kuka në ditën e sotme dhe Laura Fazliu, ndërsa medalje të bronzta Akil Gjakova e Flaka Loxha. Një vend i tretë edhe për boksierin Shpejtim Bajoku.

Kosova me rekorde në Oran 2022, e arta e Kukës e çon në 6

Kosova renditet në vendin e 11 të klasifikimit të përgjithshëm, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 16-të me dy medalje, një ari dhe një bronzi, të dyja të fituara në sportin e mundjes.