"Shuplakë" Realit/ Salah mbetet i kuq, rinovon me Liverpool deri në 2025

Nuk ka më zëra merkatoje apo dyshime, Mouhamed Salah do të qëndrojë në "Anfield Road" edhe për 3 vitet e ardhshme. Egjiptiani firmos në kontaratën e re duke kënaqur Liverpoolin dhe duke u mbyllur derën të gjitha skuadrave me në krye Realin që synonin ta shkëpusnin nga skuadra e Jurgen Klopp. 

Në 254 ndeshje, sulmuesi afrikan ka shënuar 156 gola dhe ka fituar gjithçka të mundshme me Liverpool por gjatë muajve të fundit ka pasur një hezitim për rinovimin e kontratës. 

"Jam shumë i lumtur, të gjithë jemi të lumtur në këtë ditë. U desh pak kohë për të mbërritur por tani rinovimi ka ardhur dhe të gjithë duhet të fokusohemi tek e ardhmja. Në 5 apo 6 sezonet e fundit ekipi është rritur madje në të fundit ne u afruam shumë tek 4 trofetë.

"Shuplakë" Realit/ Salah mbetet i kuq, rinovon me Liverpool deri

Mendoj se jemi në pozita komode dhe të favorshme për të luftuar për gjithçka. Kemi afruar lojtarë të rinj dhe duhet të punojmë fort e të luftojmë në çdo front sërish”, janë fjalët e para të 30-vjeçarit për faqen zyrtare të klubit nga Merseyside.