Dy viktima në det, në Borsh 66-vjeçarit i bie infarkt duke notuar, në Kavajë u mbyt një 66-vjeçar

Dy viktima janë regjistruar në plazhet e vendit këtë të shtunë. Një 66-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Borshit.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:33, ku shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në  det dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. 

Pak minuta më vonë, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë. 

Policia në Sarandë dhe Kavajë po heton për zbardhjen e rrethanave të dy ngjarjeve të rënda.

Dy viktima në det, në Borsh 66-vjeçarit i bie infarkt duke