Tirana pasuron organikën me një mbrojtës nga Maqedonia e Veriut

Një tjetër lojtar nga Maqedonia e Veriut, sërish mbrojtës. Kolonia e lojtarëve nga vendi fqinjë te Tirana zgjerohet. 22-vjeçari nga Struga, Besir Iseni është lojtari më i ri i bardhebluve që e kanë prezantuar në rrjetet sociale.

Iseni plotëson vendin e lënë bosh nga Erion Hoxhallari dhe kompleton pothuajse tërësisht organikën e klubit bardheblu që është rikthyer nga faza përgatitore në Turqi dhe pas 5 ditësh do të udhëtojë drejt Luksemburgut për t’u ndeshur me Dudelange në fazën e parë të UEFA Champions League.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)