Ecclestone kundër rrymës: Për Putin jam gati të marr dhe plumbin
Bernie Ecclestone nuk “fshihet pas gishtit” dhe del në krah të Vladimir Putin, pavarësisht kritikave të mëdha të sportit perëndimor ndaj shefit të Kremlinit. Ish-pronari i Formula 1 sot në moshën 91-vjeçare është “gati të marrë edhe plumbin”, siç deklaron ai, për mikun Vladimir.
“Ai është një njeri i rëndësishëm dhe si i tillë mund të gabojë si të gjithë njerëzit. Në fund të fundit ai po bën atë që e cilëson si më të drejtë për Rusinë”.
Në intervistën dhënë për emisionin “Good Morning Britain”, Ecclestone gjithsesi e bën një hap pas duke theksuar se krimet e luftës në Ukrainë nuk mund të justifikojnë sulmet e Rusisë.
“Nuk kam folur prej kohësh me të por jam i sigurt se sot ka reflektuar dhe nëse do të kthehej në kohë, nuk do të kishte dashur ta bënte këtë hap që ka bërë. Kjo nuk nisi si një luftë por Volodymyr Zelenski mund ta ndalonte por nuk pranoi të ulej në tryezë për të negociuar”.
