Tradhëtoi të fejuarën, De Paul rrezikon kombëtaren për shkak të Messit
E pësoi Mauro Icardi me Wanda Nara-n dhe rrezikon shumë edhe De Paul. Nëse ka një njeri që e di shumë mirë fuqinë e Messit në Kombëtaren e Argjentinës, është pikërisht Icardi, i cili u martua me ish-bashkëshorten e shokut të tij dhe kjo sjellje bëri që numri 10 të influenconte për ta përjashtuar ish-sulmuesin e Interit nga Argjentina.
Icardi nuk e ka parë më derën e bardhekaltërve prej vitesh por nuk është i fundit. Mesfushori i Atletico Madrid, Rodrigo De Paul është ndarë nga e fejuara Camila Homs për të nisur një histori pasioni me Tini Stoessel por kjo është një ngjarje që nuk i ka pëlqyer aspak kapitenit të Kombëtares.
Sipas gazetës “Socios del espectaculo”, Messi i ka kërkuar lojtarit që të qëndrojë larg mediavenë lidhje me këtë çështje madje një gjë të tillë e ka bërë edhe trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone. “Bëj çfarë të duash por mos u reklamo kaq shumë”, mësohet t’i këtë thënë Messi shokut të skuadrës, i cili është në mes të një procesi të vështirë divorci.
