Dubai, brenda apartamentit luksoz të Roger Federer në zonën ekskluzive të qytetit

Roger Federer është një nga sportistët më të pasur të planetit. Vetëm në vitin 2020 ai llogaritet të ketë arkëtuar rreth 100 milionë euro ndërsa 80 të tjera i shtoi në llogari vitin e kaluar për shkak të kontratave me disa nga gjigandët botërorë.
FedEx gjithsesi, nuk është aspak dorështrënguar kur bëhet fjalë për të jetuar si një “mbret” pasi i tillë konsiderohet edhe jashtë fushave të tenisit. “The Sun” zbulon apartamentin luksoz të zviceranit në Dubai që ka kushtuar plot 16 milionë euro dhe që e ka blerë në vitin 2014.
Kur ai nuk ndohet komod në Zvicër ku ka edhe bazën, udhëton drejt Lindjes së Mesme ku zotëron apartamentin luksoz në zonën ekskluzive të Dubait. Në zonën e gjirit ka një papartament githashtu edhe Fernando Alonso.
6100 metra aktrorë është sipërfaqja e apartamentit me 5 dhoma gjumi, një suitë dhe 870 metra tarracë private ku ka një pamje fantastike nga oqeani.





