Argjentinasit i bashkon Paredes. Kundërshtarët në botëror janë të paralajmëruar...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2022, 08:17
Mesfushori i PSG, Paredes organizoi një festë të gjithë argjentinase me pjesën më të madhe të lojtarëve të kombëtares bardhekaltër.
Në ditën e 28-vjetorit të lindjes, Paredes mendoi të bashkonte yjet e skuadrës kku bën pjesë edhe vetë duke dhënë një mesazh të qartë edhe përpara Botërorit 2022 se Argjentina ka një frymë grupi fantastike dhe ndoshta kjo mund të jetë rruga e duhur për të fituar trofeun e tretë të historisë.
Fotot e publikuara online ku nuk mungon as Lionel Messi që festoi pak ditë më parë 35-vjetorin, tregojnë frymën e grupit pasi të pranishme në këtë festë ishin edhe shoqërueset e futbollistëve të udhëhequra nga bashkëshortja e Messit, Antonella Roccuzzo.

