Herald Marku rikthehet në shtëpi. Mesfushori shkodran bashkohet me Vllazninë

Vllaznia zyrtarizon rikthimin e Herald Markut pas eksperiencës 1-vjeçare të mesfushorit te Partizani. Pritej vetëm yrtarizimi dhe kështu ndodhi vetëm 2 orë përpara nisjes së skuadrës drejt Austrisë ku do të qëndrojë deri në datën 13 korrik për fazën përgatitore.

Marku rikthehet kështu pas një viti mungesë dhe do të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Mirel Josës në prag të sdy sfidave të datave 21 dhe 28 kundër Universitatea Craiova-s.  

26-vjeçari e mbylli sezonin me 27 ndeshje dhe dy gola të shënuar me Partizanin ku nuk arriti të fitonte mbështetjen e plotë duke kaluar një sezon të vështirë, çka e bëri të kërkonte rikthimin në Shkodër ku është rritur profesionalisht si lojtar.