Barazim në miqësoren e fundit. Të kuqtë bëjnë "paqe" me Mariborin (Ndeshja e plotë)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2022, 20:45
Një gol i Ëngjëll Hotit në pjesën e parë nuk mjafton për Partizanin në miqesoren e fundit të fazës përgatitore të Sllovenisë. Pak orë përpara rikthimit në Tiranë, skuadra e Dritan Mehmetit testoi forcën me ekipin elitar slloven ku zhvilloi një ndeshje pozitive dhe e mbylli 1-1.
Në fazën përgatitore të Sllovenise Partizani zhvilloi tre ndeshje miqësore ndërsa do të zbresë në fushë në datën 7 teksa do të sfidojë në raundin e parë të Conference League gjeorgjianët e Saburtalos.
Ekipi i kuq do ta vijojë fazën përgatitore në kompleksin e skuadrës së kuqe në periferi të Tiranës.
